Kur të ndjeni se fyti po fillon t’ju kruhet ose të ndjeni dhimbje, do të ishte mirë që menjëherë të merrnit masa, dhe nuk do të ishte keq nëse menjëherë do të zhgjidhnit zgjidhjet e thjeshta dhe natyrale, të cilat deri në një farë mase do të lehtësojnë këto irritime.
Sigurohuni që të pini mjaftueshëm lëngje gjatë ditës, sepse në këtë mënyrë do të parandaloni tharjen e mukozës së fytit. Përveç ujit, do të ishte mirë që së paku dy ose tre herë në ditë të pinit pije të nxehta, siç janë çajrat bimorë (për shembull, çaj trumze, çaj blini ose xhenxhefili) me pak mjaltë.
Bëni gargarë, domethënë shpërlajeni fytin tri herë në ditë me lëng limoni (i cili vepron si antiseptik), me çaj sherbele ose me ujë të kripur (përzierjen bëjëni në atë mënyrë që, një lugë çaji me kripë treteni në një gotë me ujë të vakët).
Duke qenë se sezoni i ngrohjeve tashmë është mjaftë aktiv, ajri në ambientet e shtëpisë ka shumë të ngjarë që të jetë i thatë, gjë që mund të përkeqësojë edhe më shumë shqetësimin në gjoks. Gjatë këtij problemi mund të ndihmojë hidratuesit e ajrit ose më thjeshtë – vendosni një tas me ujë në furrë ose pranë radiatorit.
Nëse jeni duhanpirës, zvogëloni numrin e cigareve që pini brenda ditës, duke qënë se duhani e përkeqëson irritimin e mukozës së fytit.