Edhe pse prindërimi për të gjithë është shumë i vështirë, ndonjëherë çdo prind bën gabime në edukimin e tij, psikologët pohojnë se ka disa gjëra toksike që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin fizik dhe mendor të fëmijës dhe si të tilla, të gjithë duhet t’i shmangim.
Siç shpjegojnë ata, në çdo familje mund të vërehen sjellje dhe tipare të ngjashme toksike të prindërve dhe mjafton vetëm një prej tyre për të shkaktuar probleme serioze. Fatkeqësisht, këto sjellje sot zakonisht vijnë në një pako.
Ja cilat gjëra toksike prindërit e mirë nuk i bëjnë kurrë:
- asnjëherë ata nuk marrin përgjegjësi
- ata gënjejnë fëmijët ose fshehin të vërtetën
- nuk e lejojnë fëmijën të shprehë mendimin e tij
- ata kurrë nuk i zgjidhin konfliktet në mënyrë paqësore
- përdorin shantazhimet për të marrë atë që duan
- janë të prirur për sjellje agresive.