INTERVISTË ME INFERMIEREN: JASMINA KORUNOSKA: Interes i madh për Kongresin e Parë Ndërkombëtarë në degën e Neurologjisë të Infermierisë dhe Teknikëve pranë “SHKITM”

Kongresi i parë ndërkombëtar i seksionit neurologjik të infermierëve dhe teknikëve në (SHKITM) do të mbahet nga data 8-11 qershor në hotelin "Drim", Strugë, së bashku me Simpoziumin e Tretë të Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë, me titull "Risitë në mjekim dhe kujdesi për pacientët neurologjikë" : Jasmina Korunoska, infermiere e diplomuar (Klinika Universitare për Neurologji ) dhe njëherit edhe kryetare e Komitetit Organizativ të Kongresit të parë dega e Neurologjisë së Infermierëve dhe Teknikëve pranë “SHKITM“.
Përktheu dhe përshtati: S.N

Të gjithë kanë pritshmëri të mëdha kur bëhet fjalë për diçka kaq të madhe, por interesi është i madh, shumë vende janë ftuar të marrin pjesë në mënyrë aktive apo pasive, ndaj shpresoj që kongresi të jetë vërtet i suksesshëm. Shpresoj se do të ketë risi të shumta që në vendin tonë nuk kanë arritur ende, por që tashmë kanë përvojë nga vende të tjera”, thotë Jasmina Korunoska, infermiere e diplomuar (Klinika Universitare për Neurologji ) dhe kryetare e Komitetit Organizativ të Kongresit të Parë- dega e Neurologjisë së infermierëve dhe teknikëve pranë “SHKITM“. Kongresi i parë ndërkombëtar i seksionit neurologjik i infermierëve dhe teknikëve pranë “SHKITM“ që do të mbahet nga data 8-11 qershor në hotelin “Drim”-Strugë, së bashku me Simpoziumin e Tretë të Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë, me titull “Risi në mjekim dhe kujdesi për pacientët neurologjikë”.

Neurologjia është një degë e madhe dhe prej saj lindin shumë sëmundje

Infermiere Jasmina, po bëhen përgatitjet për Kongresin e Parë Ndërkombëtar në degën e Neurologjisë së Infermierëve dhe Teknikëve pranë “SHKITM“, i cili do të mbahet nga data 8-11 qershor në hotelin “Drim” të Strugës, së bashku me Simpoziumin e Tretë të Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë , me titull “Risitë në trajtimin dhe kujdesin e pacientëve neurologjikë”. Sa kohë ka zgjatur ideja e organizimit të një evenimenti të tillë, kongres kushtuar infermierëve që punojnë në fushën e neurologjisë?

Infermiere Jasmina: Ne, infermieret marrim pjesë në evenimente edukative si simpoziume, kongrese në të gjithë vendet e Ballkanit dhe më gjerë, si në infermierinë ashtu edhe në ato të doktoraturës… Dhe së fundi na lindi ideja që në Maqedoni të mbajmë një kongres të tillë. Ideja ka ekzistuar para tre vitesh për të mbajtur këtë aktivitet, por për shkak të pandemisë së Covid-it u prolongua, por ja, më në fund ajo ditë erdhi.

Cili është programi dhe cila është tema kryesore e Kongresit të Parë të Infermierëve Neurologjikë?

Infermiere Jasmina: Në program do të përfshihen të gjitha sëmundjet në neurologji në formën e prezantimeve, afisheve dhe seminareve, konkretisht trajtimi dhe kujdesi shëndetësor i pacientëve neurologjikë, por edhe profesionistëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë shëndetësorë që janë të lidhur ngushtë me neurologjinë, si neurokirurgjia, sëmundjet infektive, nefrologjia, janë të ftuar edhe gjinekologë, laborant, teknologë radiologjikë, fizioterapi etj. (i kërkoj falje gjithë atyre që nuk i përmendura).

Në sistemin e kujdesit shëndetësor, secili ka detyrat e veta të punës, duke përfshirë edhe infermierët neurologjikë. Neurologjia është një degë e madhe me shumë sëmundje që rrjedhin prej saj. Kujdesi dhe infermieria, aplikimi në kohë dhe korrekt i terapisë është detyra kryesore për pacientët me goditje në tru, pacientë me sëmundjen e Parkinsonit, sklerozë të shumëfishtë, epilepsi, miastenia gravis, poliradikuloneuriti, pacientët me sëmundje të rralla dhe të gjithë të tjerët.

Cilat janë pritshmëritë e juaja dhe në përgjithësi cili është interesi për eventin?

Infermiere Jasmina: Çdo kush ka pritshmëri të mëdha kur bëhet fjalë për diçka kaq të madhe, por interesimi është i madh, shumë vende janë ftuar të marrin pjesë në mënyrë aktive apo pasive, ndaj shpresoj që kongresi të jetë vërtet i suksesshëm. Shpresoj se do të ketë risi të shumta që në vendin tonë nuk kanë arritur ende, por që tashmë kanë përvojë nga vende të tjera.

Edhe përskaj përvojës shumë shumëvjeçare, ne ende kemi ndjeshmëri, veçanërisht kur, për fat të keq, përfundimi i trajtimit është i keq ne dimë të qajmë prekemi thellë, sepse fundja, ne jemi njerëz sidomos kur bëhet fjalë për një jetë të re.

Cili është roli dhe detyra e infermierëve neurologjikë, pra cilat sëmundje dhe situata janë në kuadër të përgjegjësive tuaja?

Infermiere Jasmina: Në sistemin e kujdesit shëndetësor, secili ka detyrat e veta të punës, dhe kështu është edhe me infermierët neurologjikë. Neurologjia është një degë e madhe me shumë sëmundje që rrjedhin prej saj. Kujdesi dhe infermieria, aplikimi në kohë dhe korrekt i terapisë është detyra kryesore për pacientët me goditje në tru, pacientë me sëmundje të Parkinsonit, sklerozë të shumëfishtë, epilepsi, miastenia gravis, poliradikuloneurit, pacientë me sëmundje të rralla dhe të gjithë të tjerët.

Përgjatë punës dhe përditshmërisë suaj, ju shikoni lloj-lloj rastesh, por më e bukura është kur pacienti mbaron mjekimin dhe shkon në shtëpi i lumtur me familjen. Dhe gjëja më e mirë është kur ai të falënderon dhe ju thotë: “Po të mos ishit ju, kushedi se ku do të kisha përfunduar”.

Keni një profesion specifik, një punë dinamike dhe stresuese, një ditë-natë të mbushur me sfida të mëdha dhe pasiguri… Infermierët janë shpesh personat e parë që pacientët shohin kur zgjohen, dora e parë e ndihmës dhe mbështetja në momente të vështira. Si arrini të qëndroni të fortë, duke ndihmuar çdo pacient?

Infermiere Jasmina: Që e vogël ke dëshirën tënde se çfarë do të bëhesh kur të rritesh, dhe duke u regjistruar në fakultetin e mjekësisë e di se për çfarë je përcaktuar në jetën tënde në aspektin profesional. Përgjatë përvojës suaj jetësore ju përmirësoheni, ngriheni dhe bëheni të përsosur. Edhe përskaj përvojës shumë shumëvjeçare, ne ende kemi ndjeshmëri, veçanërisht kur, për fat të keq, përfundimi i trajtimit është i keq ne dimë të qajmë prekemi thellë, sepse fundja, ne jemi njerëz sidomos kur bëhet fjalë për një jetë të re.

Gjeja më e mirë është kur pacienti mbaron mjekimin dhe shkon në shtëpi i lumtur me familjen e tij

Cili është satisfaksioni juaj më i madh kur bëhet fjalë për profesionin?

 Infermiere Jasmina: Përgjatë punës dhe përditshmërisë suaj, ju shikoni lloj-lloj rastesh, por më e bukura është kur pacienti mbaron mjekimin dhe shkon në shtëpi i lumtur me familjen. Dhe gjëja më e mirë është kur ai të falënderon dhe ju thotë: “Po të mos ishit ju, kushedi se ku do të kisha përfunduar”.