Sipas rezultateve të hulumtimit të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit La Trobe, konsumi i peshkut, si sardelet, salmoni dhe trofta, mund të lehtësojnë simptomat e astmës tek fëmijët. Domethënë, rezultoi se pas gjashtë muajve të konsumimit të peshkut, funksioni i mushkërive tek fëmijët me astmë u përmirësua.
Rezultatet e këtij studimi konsiderohen si dëshmi, në favor të pretendimit se ushqimi i shëndetshëm mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të astmës tek fëmijët.
Astma është sëmundja më e zakonshme e sistemit të frymëmarrjes tek të rinjtë, si dhe shkaku kryesor i hospitalizimit dhe gjendjeve emergjente tek fëmijët.
Shkencëtarët theksojnë se, prej më herët është i njohur fakti se ushqimi i pasur me yndyrna, kripë dhe sheqer mund të kontribuojë në avancimin, që do të thotë në përkeqësimin e gjendjes së astmës tek fëmijët.
Ata gjithashtu shtojnë se, peshku i pasur me acide yndyrore omega 3 ka efekt anti-inflamator. Ky studim tregoi se konsumi i peshkut vetëm dy herë në javë mund të ul ndjeshëm inflamacionin në mushkëri tek fëmijët me astmë.