Futja e tepërt e kripës mund të rris rrezikun e çrregullimeve të shpeshta të ritmit të zemrës, fibrilimit atrial, tregon një studim i ri. Fibrilacioni atrial karakterizohet nga ritmi i shpejtë dhe i parregullt atrial i cili mund të çojë në mpiksjen e gjakut dhe komplikime të tjera. Dihet se fibrilacioni atrial e rrit rrezikun e sulmit në tru, ndërsa në raste të rralla mund të çojë edhe në dështimin e zemrës.
Rezultatet e këtij studimi kanë treguar se konsumi i kripës, pavarësisht rrezik faktorëve tjerë, lidhet me rrezikun e fibrilimit atrial.
Konsiderohet se njerëzit që janë të ekspozuar ndaj një rrezik më të lartë të fibrilimit atrial, mund të përfitojnë vetëm nëse e kufizojnë marrjen e kripës përmes ushqimit.
Rreziku ndaj fibrilimit atrial rritet me kalimin e viteve, kështu që fibrilacioni atrial shfaqet tek rreth shtatë nga 100 veta të moshës mbi 65 vjeçare.