Koronavirusi mund të jetë i pranishëm edhe pasi simptomat të jenë zhdukur

Sipas revistës American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine, nga infeksioni deri në fillimin e simptomave në shumicën e rasteve, nevojiten rreth pesë ditë.

Një studim i kryer në SHBA në Universitetin Yale tregon se koronavirusi te pacientët me pamje të lehtë klinike të sëmundjes mund të jetë i pranishëm edhe pas tetë ditësh pas zhdukjes së simptomave.

Gjetjet e reja janë fituar pas vëzhgimit të 16 pacientëve nga Kina.

Hulumtimi i ri ka treguar që tek disa pacientë, virusi mund të jetë i pranishëm në trup edhe pasi simptomat të jenë zhdukur.

Fenomeni i vërejtur ishte i pranishëm tek gjysma e të anketuarve.

Shkencëtarët besojnë se pacientët me formë më të rëndë të sëmundjes kanë rrezik më të madh për praninë më të gjatë të koronavirusit.

Sipas revistës American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine, nga infeksioni deri në fillimin e simptomave në shumicën e rasteve, nevojiten rreth pesë ditë.