Në Kroaci nga viti i ardhshëm në kalendarin e detyrueshëm të imunizimit do të futet vaksinimin kundër pneumokokut, bakter kjo e cila zakonisht shkakton inflamacion të mushkërive dhe të veshit të mesëm. Më pak të zakonshme janë rastet kur, pas infeksionit me pneumokok në gjak zhvillohet forma invazive dhe e rrezikshme e sëmundjes, e cila karakterizohet me inflamacionin e trurit dhe sepsës.
Ekspertët vlerësojnë se me vaksinimin vjetor mund të parandalohen mijëra infeksione të veshëve, si dhe qindra infeksione të mushkërive dhe dhjetra raste të sepsës dhe inflamacionit të trurit tek fëmijët e moshës nën pesë vjeçare.
Sipas epidemiologut kryesor Dr. Bernard Kaic nga Instituti i Shëndetit Publik të Kroacisë, imunizimi i ri është i rëndësishëm për zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve invazive nga pneumokoku, por edhe i sëmundjeve të tjera. Ai shton se qëllimi është mbrojtja kolektive, njejtë si edhe vaksinat e tjera të fëmijëve.