Kur mund ta përdorni lëvoren e bananes? Qetëson aknet, ndihmon kokëdhimbjet dhe psoriazën

Për disa nga idetë, me siguri që do të qeshni, por sigurisht, ja vlen të provoni, apo jo?

Bananet kanë efekte të shumta pozitive për shëndetin e organizmit, ndërsa në dispozicion janë gjatë gjithë vitit. Por, me sa duket edhe lëvorja e bananes mund të jetë një ilaç i mirë natyror për një numër shqetësimesh. Për disa nga idetë, me siguri që do të qeshni, por sigurisht, ja vlen të provoni, apo jo?

Thumbimet nga insektet

Me lëvozhgën e bananes fërkojeni vendin ku jeni thumbuar, në mënyrë që të qetësoni lëkurën tuaj dhe të zvogëloni kruajtjen.

Zbardhja e dhëmbëve

Fërkojini dhëmbët për disa minuta me lëvozhgën e bananes dhe për dis javë dhëmbët tuaj do të jenë më të bardhë. Sigurisht, pas kësaj mos harroni pastrimin e rregullt të dhëmbëve.

Qetëson aknet

Çdo mbrëmje fërkojeni lëkurën me lëvoren e bananes për të zvogëluar inflamacionin dhe acarimin e lëkurës për shkak të akneve.

Psoriaza

Vendin e sëmurë fërkojeni me lëvoren e bananes një ose dy herë në ditë. Bananja mund të qetësoj kruajtjen, mund të hidratojë dhe shërojë lëkurën, ndërsa ndryshimet do ti shihni vetëm pas disa ditëve.

Kokdhimbje

Lëvoren e bananes mbajeni mbi ballit tuaj, kjo gjë do të ju ndihmojë të qetësoni kokëdhimbjet tuaja.

Këpucë, veshje ose mobilje të lëkurës

Këpucët e lëkurës fërkojini me lëvoren e bananes, njejtë edhe xhaketën ose mobiljet, ndërsa pas kësaj fshijini me një leckë të butë.