Maskat, për shkak të pandemisë me koronavirusin e ri, janë bërë aksesor mode. Ne i kemi ato me ngjyra dhe modele të ndryshme, ndërsa kur bëhet fjalë për komoditetin, njerëzit në përgjithësi pajtohen se u pëlqejnë më shumë maskat e pambukut.
Si çdo pëlhurë tjetër, maskat e pambukut duhet të zëvendësohen me kalimin e kohës, por disa pyesin se si e dinë se është koha për t’i ndryshuar.
“Maskat me kalimin e kohës do të bëhen më të lëshuara, ndërsa kështu edhe më pak efektive. Kjo ndodh për shkak të larjes së rregullt”, shpjegon John Chen, shefi i laboratorit.
“Maskat është më mirë që të ndryshohen çdo sezon”, tha epidemiologu Chris Johnson.
Nëse maska ju duket shumë e lirë, zëvendësojeni atë. Kur maska nuk ngjitet në fytyrë, ajo humb efektivitetin e saj. Nëse ju duhet që vazhdimisht ta rregulloni atë, thjesht merrni një të re. Gjithashtu maska duhet të zëvendësohet menjëherë nëse është grisur ose nëse fillon të bëhet transparente.