Lythat e buta: Recetë për largimin e lythave

Një nga recetat më efektive dhe më të vjetra shtëpiake për heqjen e lythave të lëkurës është teknika e lidhjes së lythave

Nëse keni vën re se nëpër qafë ju janë paraqitur toptha të vegjël dhe të butë, me siguri bëhet fjalë për fibroma, ose ndryshe lytha të butë. Një nga recetat më efektive dhe më të vjetra shtëpiake për heqjen e lythave të lëkurës është teknika e lidhjes së fibromave. Ja se si bëhet:

  Gjërat që nevojiten:

  • Pe i hollë ose pe për pastrimin e dhëmbëve
  • Alkool mjekësor
  • Pincetë

 Procedura për heqjen e lythave:

  1. Lajeni lëkurën me sapun, shpërlajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni mirë. Vendosni pak alkool në një copë pambuku dhe pastroni lythat dhe lëkurën rreth lythave.
  2. Me pincetë ngrinje kokën e lythit dhe rreth tij mbështilleni një fije peri13.
  3. Lidheni perin dhe shtrëngojeni, por jo shumë në mënyrë që mos të gdhendet mishi, por vetëm të ndalohet qarkullimi në fibromë. Kjo nuk duhet të dhemb, mirëpo nëse ndjeni dhimbje atëherë lirojeni menjëherë fijen e perit.
  4. Lëreni fijen e perit të qëndrojë për 3 deri në 7 ditë, në varësi të asaj se sa kohë do t’i duhet lythit që të thahet.

Këshilla:

– Rekomandohet që ta pastroni vendin çdo ditë me alkool, për të shmangur infeksionet e mundshme.

– Nëse vëreni gjakderdhje, kjo do të thotë se e keni shtrënugar shumë perin dhe duhet menjëherë ta largoni perin dhe të prisni derisa plaga të shërohet.