Makth i vërtetë: Buburreci i qëndroi në vesh për nëntë ditë!

Katie Holley ndjeu diçka të çuditshme në vesh, gjë që e zgjoi atë në mes të natës. Kur arritit në spital zbuloi se kishte buburrec në vesh.

Kur u zhvendos në shtëpinë e saj të re në Florida, Katie Holley nuk e dinte se me çfarë do të përballej, ajo dhe burri i saj u takuan me shumë buburreca, si rezultat i klimës së lagësht dhe të ngrohtë.

Një natë Holley ndjeu diçka të çuditshme në vesh, që e zgjoi atë në mes të natës. Kjo “diçka” ishte një buburrec. “Kam pasur avari nervore”, kujton Katie. Ajo dhe burri i saj u përpoqën që t’a nxirrnin buburrecin nga veshi me ndihmën e piskatores, por arritën që të nxirnin vetëm këmbët, ndërsa trupi mbeti i bllokuar brenda veshit.

Kur mbërriti në spital, mjeku i aplikoi anestetik në vesh me qëllim që të qetësoj dhimbjen  dhe të vrasë buburrecin.

“Për dy minuta ndjeva se si buburreci po ngordhte brenda veshit tim”.

Mjeku i hoqi buburrecin dhe i dha antibiotikë, por kur u kthye në shtëpi vërejti se nuk ndjehej mirë dhe se dëgjimi i ishte dëmtuar.

Katie vizitoi mjekun për shkak të dhimbjes së veshit, që pas nëntë ditëve nga incidenti. Duke menduar se kjo ishte si pasojë e dyllit të veshit, mjeku i lau veshin dhe nga brenda doli gjysma e buburrecit, e cila kishte ngelur brenda gjatë gjithë asaj kohe!

Menjëherë pas kësaj i bëri të gjitha kontrollet e nevojshme, për t’u siguruar se nuk kishte më asgjë tjetër në vesh.

Rrallë ndodh, por duhet të jeni të kujdesshëm

Rasti i Katie-it është i rrallë, por duhet të bëni kujdes nëse vëreni ndonjë insekt në dhomë përpara se të fleni gjumë. Nëse ndodh që t’u futet në vesh, mos përpiqeni që ta largoni ose ta pastroni me ndihmën e shkopinjëve për pastrimin e veshëve, sepse mund të shtyhet edhe më thellë në vesh dhe të dëmtojë kanalin e veshit.

“Në këtë rast, duhet ta shkundni lehtësisht kokën në anën ku insekti është i bllokuar dhe të derdhni pak vaj ulliri ose vaj për foshnjat”, shkruan Insider. Insektet e gjalla mund të dëmtojnë daullene e veshit duke e gërvishtur atë, kështu që duhet të reagoni menjëherë.

Nëse insekti ka ngordhur, veshin mund ta lani me ujë të nxehtë, por më së miri është që të kërkoni ndihmë mjekësore sa më shpejt që të jetë e mundur.