Sjellja e çuditshme është e natyrshme për fëmijët e zgjuar. Sjellja e tyre mund të shqetësoj shumicën, por nuk ka arsye për shqetësim. Është mjaft normale që fëmijët e zgjuar të largohen nga turma dhe të mendojnë përtej stereotipeve të imponuara. Jini krenar nëse fëmija juaj është i tillë – njeri i vogël të cilin shumica nuk e kuptojnë. Kjo tregon se mendja e tij është e zënë duke menduar për gjithçka. Ja se çfarë bëjnë fëmijët e zgjuar:
- Vetëm sa kanë filluar të flasin, e tashmë shqiptojnë fjali të tëra;
- Mbajn mend ngjarjet që nga mosha e hershme;
- Fillojnë të lexojnë tepër herët;
- Kujtojnë ëndrrat megjithëse janë shumë të vogël;
- Në mënyrë obsesive mbledhin gjëra ose mësojnë për diçka;
- Lodrat e tyre i rradhisin në një mënyrë shumë specifike;
- Kanë imagjinatë mjaft të zhvilluar.
Si të inkurajoni zhvillimin e inteligjencës tek fëmijët?
Profesori Julian Stanley nga Universiteti Johns Hopkins ka studiuar fëmijë shumë inteligjent dhe e ka ndjekur zhvillimin e tyre në 45 vitet e ardhshme – karrierën e tyre, progresin intelektual dhe kështu me radhë, ndërsa më vonë e themeloi qendrën për të rinjtë e talentuar. Një nga ata fëmijë që kishin rezultate të shkëlqyera të testimit, ishte edhe Camilla Benbow, e cila sot është dekane e Universitetit të Vanderbilt, e cila dallon tetë gjërat që prindërit duhet të praktikojnë për të inkurajuar zhvillimin intelektual të fëmijëve, gjë që është bazë e mirë për një jetë të suksesshme.
- Ekspozoni fëmijët ndaj përvojave të ndryshme.
- Mbështesni si emocionalisht ashtu edhe intelektualisht.
- Sigurohuni që të kenë një marrëdhënie pozitive dhe të qëndrueshme me mësuesit e tyre.
- Nëse fëmija është veçanërisht i interesuar për ndojë temë ose hobi, jepni atij mundësinë për të zhvilluar aftësitë në atë drejtim. Më së miri është të lavdëroni punën e tyre, sesa aftësitë e tyre.
- Nxitini fëmijët të bëjnë pyetje dhe të ndërmarrin rreziqe intelektuale.
- Shmangni përdorimin e frazave si “je i talentuar” dhe “je shumë inteligjent”.
- Testoni aftësitë e tyre.