Mbi 6 milion të infektuar me koronavirus: Ja ku është gjendja më e vështirë

Amerika e Jugut e kaloi Evropën përsa i përket numrit të viktimave.

Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri në botë ka tejkaluar  numrin prej gjashtë milion, sipas të dhënave nga faqja Worldometers.

Koronavirusi raportohet se infektoi 6.009.114 njerëz, ku 366.039 ndëruan jetë, ndërsa 2.650.709 u shëruan. Gjendja më e keqe është në Shtetet e Bashkuara, ku më shumë se 1.7 milion njerëz janë infektuar me COVID-19 dhe 104.410 kanë vdekur.

Në vendin e dytë për sa i përket numrit të të infektuarve është Brazili me 465.166 të infektuar, ndjekur nga Rusia me 387.623 të infektuar, Spanja me 285.644 të infektuar, Britania e Madhe me 271.222 pacientë dhe Italia me 232.224 pacientë me COVID-19.

Franca, Gjermania, India, Turqia, Irani, Peru, Kili, Kanada dhe Kina kanë më pak se 200.000 të infektuar.

Kina, vendi ku koronavirusi u shfaq në fund të vitit të kaluar, tani është renditur në vendin e 15-të për sa i përket 82.995 rasteve.

Pas Shteteve të Bashkuara, numri më i lartë i viktimave u regjistrua në Mbretërinë e Bashkuar, ku 38.116 persona vdiqën nga COVID-19, ndjekur nga Italia me 33.222 viktima si rezultat i koronavirusit. Ndjekur nga Franca me 28.714 viktima, Brazili me 27.878 viktima dhe Spanja me 27.112 viktima.