Mbipesha së shpejti do të shkaktojë më shumë tumore, sesa pirja e duhanit

Duke pasur parasysh faktin se numri i duhanpirësve bie, ndërsa numri i personave me mbipeshë rritet, diferenca në përqindjen e tumoreve të shkaktuara do të zhduket për maksimumi 25 vjet, domethënë deri në vitin 2035.

Mbipesha së shpejti mund të bëhet shkaku më i zakonshëm i kancerit tek gratë, i cili mund të parandalohet, në këtë mënyrë pirja e duhanit nuk do të jetë rrezik faktori i parë i kësaj sëmundje, parashikon Qendra për hulumtimin e kancereve në Britani.

Sot, sipas të dhënave të tyre, 12% e tumoreve tek femra kanë të bëjnë me pirjen e duhanit, ndërsa 7% me peshën trupore dhe mbipeshën.

Por, duke pasur parasysh faktin se numri i duhanpirësve bie, ndërsa numri i personave me mbipeshë rritet, diferenca në përqindjen e tumoreve të shkaktuara do të zhduket për maksimumi 25 vjet.

Tashmë në vitin 2035, dallimi do të jetë minimal, parashikojnë ekspertët dhe sqarojnë se deri në atë kohë rreth 10% e të gjitha tumoreve tek femrat do të lidhen me pirjen e duhanit, ndërsa mbi 9% me mbipeshën.

Tek meshkujt britanikë, nuk është vërejtur një ndryshim i tillë në kauzën e kancerit, pasiqë ata një numër shumë më i madh i meshkujve, sesa i femrave pijnë duhan. Megjithëse obeziteti është më i zakonshëm tek meshkujt, mbipesha tek femrat është një shkas shumë më i fortë për zhvillimin e kancerit për dallim nga meshkujt.