Meditimi dhe joga jo vetëm që relaksojnë, por mund të ndryshojnë edhe reaksionet e padëshiruar molekulare të ADN-së tonë, të cilat shkaktojnë sëmundje dhe depresion, tregoi një studim i ri.
Hulumtuesit e Universitetit Coventry rishqyrtuan 18 hulumtime, që përfshinin 864 të anketuar në një afat kohor prej 11 vitesh dhe zbuluan model të ndryshimeve molekulare që ndodhin në organizëm tek ata që praktikonin joga dhe meditonin, por gjithashtu edhe se si këto ndryshime kontribuojnë në shëndetin mendor dhe fizik.
Kur ndonjë person është i ekspozuar ndaj stresit, sistemi nervor e rrit prodhimin e molekulave (NF-Kb), të cilat e rregullojnë të shprehurit. Personi e tregon stresin duke i aktivizuar gjenet që të prodhojnë proteina të citokinës, të cilat shkaktojnë inflamacion në nivel qelizor: ky reaksion është i dobishëm në situata afatshkurtra, por nëse zgjat mund të çoj në rritje të rrezikut të kancerit, plakjes së përshpejtuar dhe çrregullimeve psikiatrike, siç është depresioni. Megjithatë, siç ka treguar hulumtimi, njerëzit që praktikojnë joga dhe meditojnë arrijnë efektin e kundërt. Zvogëlimi i prodhimit të molekulës NF-Kb dhe citokinës, gjë që çon në një kthesë në hulumtimine e gjeneve proinflamatore dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve dhe çrregullimeve të lidhura me inflamacionin.
Udhëheqësja e hulumtimit Dr. Ivana Buric nga Laboratori i trurit, besimit dhe sjelljes të Universitetit Coventry, komenton se sot shumë njerëz gëzojnë dobi psikologjike nga joga dhe meditimi, por ata me siguri nuk e dinë se përfitimi lidhet me nivelin molekular dhe se ajo mund të ndryshojë mënyrën se si kodi jonë gjenetik e kryen punën e tij. Hulumtimi u botua në revistën Frontiers in Immunology.