Gjene të caktuara të regjistruar në kromozomet e meshkujve, mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50 për qind!
Deri më tani, hormoni estrogjen është fajësuar për tendencën mashkullore të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës (sa i përket femrave), por shkencëtarët britanikë kanë ofruar një shkaktar të ri. Domethënë, ata kanë zbuluar se disa meshkuj mund të trashëgojnë rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës drejtpërdrejt nga babai i tyre.
Ky është një zbulim mjaft i rëndësishëm në botën e gjenetikës, pasiqë sëmundjet e zemrës i lidh me kromozomin mashkullor (Y).
Hulumtuesit e Departamentit të Sëmundjeve të Gjakut në Londër kanë vërtetuar, se meshkujt që kanë trashëguar sëmundjet e zemrës, baballarët e të cilëve kishin sëmundje kardiake, ishin të ekspozuar ndaj një rreziku prej 50% më të lartë, sesa ata që nuk kishin një histori të tillë familjare.
Rreziku qëndroi i lartë edhe atëherë kur u morën parasysh rrezik faktorët tjerë për sëmundjet e zemrës, si hipertensioni, kolesteroli i lartë, pirja e duhanit, diabeti ose mbipesha.