Mikrobioma e zorrëve është e rëndësishme për rikuperimin nga sulmi në tru

Rezultatet e këtij studimi mendohet se janë lajm premtues për pacientët që kanë përjetuar sulm në tru

Mikrobioma e zorrëve mund të ndihmojë në mbrojtjen e qelizave të trurit nga dëmtimet e shkaktuara nga inflamacioni pas sulmit në tru, tregon studim i ri. Është treguar se shtimi i acideve yndyrore me zinxhir të shkurtër, të cilat përndryshe prodhohen nga mikrobioma e zorrëve, mund të përmirësojnë rikuperimin nga sulmi në tru.

Megjithëse është i njohur fakti që mikrobioma e zorrëve mund të ndikojë në shëndetin e trurit dhe sistemin nervor qendror, roli i saj në shërimin nga sulmi në tru nuk ishte i njohur. Përndryshe, ekzistojnë gjithnjë e më shumë prova që mikrobioma zorrëve mund të ndikojë në inflamacion.

Rezultatet e këtij studimi mendohet se janë lajm premtues për pacientët që kanë përjetuar sulm në tru. Aktualisht ekzistojnë vetëm dy terapi të aprovuara për sulmin akut të tru, por nuk ka asnjë terapi efektive për lëvizjen e riparimit të zonave të dëmtuara të trurit pas sulmit në tru.

Sipas mendimit të profesionistëve, acidet yndyrore me zinxhir të shkurtër si shtojca ushqimore mund të jenë terapi e sigurt dhe praktike për rehabilitimin pas sulmit në tru.