Që të vegjël mësuam se temperatura më e lartë se 37 gradë është shenjë se duhet të qëndrojmë të shtrirë në shtrat dhe të pushojmë. Temperatura mesatare nuk është 37 gradë siç kemi besuar deri më tani. Ky mit daton që nga shekulli i 19-të dhe nga një mjek, por përkundër të gjitha dëshmive se është e pasaktë, ne akoma besojmë në këtë.
Në vitin 1851, drejtori i Spitalit Universitar në Leipzig bëri vizita nga njëra njësi tek tjetra. Ai donte që të vërtetonte se sëmundjet e ndryshme ndikojnë në temperaturën e trupit, kështu që pacientëve u vendosi termometrin nën sqetull, termometër ky shumë më i madh se ato që përdorim sot. Termometrin ju linte aty për 20 minuta me qëllim që të regjistronte temperaturën. Bazuar në të dhënat e mbledhura, erdhi në përfundim se temperatura mesatare e trupit të njeriut është 37 gradë, ndërsa që prej kur deklaroi në vitin 1868 kjo gjë vlen si rregull në mjekësi.
Askush nuk i rishqyrtojë pretendimet e tij për 140 vjet, derisa profesori i mjekësisë Filip Mekoviak i Universitetit të Merilendit vendosi ta kontrollojë këtë. Ai shkoi në muze dhe mori termometrin i cili i konfirmoi dyshimet e tij. Termometri i dha të dhëna vetëm për vendin ku matej temperatura. Përveç kësaj, matja e temperaturës nën sqetull nuk është kompetente, si ajo e vendosjes së termometrit në gojë ose në rektum. Pajisja nuk ishte e saktë dhe mati për 2 gradë më shumë se paiasja e ditëve të sotme.
Mekoviak zbuloi se temperatura e trupit ndryshon në varësi të periudhës ditore, moshës, aktivitetit seksual dhe aftësive fizike. Ai erdhi në përfundim se temperatura është individuale dhe se ndryshon nga individi në individ. Në fund ai sugjeroi se temperatura mesatare duhet të rritet nga 37 siç ishte pretenduar për vite me rradhë, në 37,2 deri në 37,5 gradë.
Trupi harxhon shumë energji për të mbajtur temperaturën normale të trupit, sistemi qendror nervor merr informacione nëse është nxehtë ose ftohtë dhe i përcjell informacionet më tej. Të dhënat pastaj transformohen në reaksion.
Këshillë: Nëse vëreni se temperatura ndryshon, sigurohuni që të vizitoni mjekun dhe ta informoni për temperaturën dhe se si ndryshon ajo varësisht nga mënyra se si ndiheni dhe me çfarë aktivitetesh keni të bëni.