
Shumë bimë shëruese dhe aromatike ndihmojnë në lehtësimin e inflamacioneve dhe dhimbjeve. Për shembull, lëvozhga e shelgut përmban salicinë, i cili është i ngjashëm me përbërësin aktiv kryesor të aspirinës. Kështu, çaji nga lëvozhga e shelgut mund të përdoret për të ulur temperaturën dhe për të lehtësuar dhimbjet e kokës dhe dhimbjet reumatike tek personat e rritur – fëmijët nuk duhet ta pijnë këtë çaj.
Shafrani i Indisë gjithashtu i lehtëson inflamacionet dhe shqetësimet reumatike, ndërsa ndihmon edhe problemet e tretjes, psoriazën, etj.
Karafili ndihmon gjatë kokëdhimbjeve koke dhe dhimbjeve të dhëmbve, si dhe gjatë të përzierave dhe simptomave të gripit. Përbërësi aktiv i karafilit – eugenol – është një nga përbërësit kryesorë të kremrave të ndryshëm antireumatik.