Mos lejoni që fëmijët të ulen në pozicionin W!

Pozicioni në formën e shkronjës W mund të shkaktojë probleme me ijet, gjunjët dhe kyçet e këmbëve, por gjithashtu mund ngadalësoj zhvillimin e motorikës, koordinimin dhe ekuilibrin e fëmijës

Përderisa luajnë në dysheme, rregullojnë një puzzle ose shikojnë televizorin, fëmijët shpesh ulen në pozitën e shkronjës W. Megjithëse kjo mund të duket e bukur dhe e pafajshme, ekspertët paralajmërojnë se kjo gjë mund të dëmtojë zhvillimin e fëmijëve.

“Herën tjetër kur fëmijë të ulet për të luajtur ose për të parë televizor, kushtojini vëmendje se në çfarë pozicioni qëndron ai. Nëse qëndron në pozicionin W, me gjunjët para dhe këmbët e hapura në të dyja anët e trupit, sugjeroni që ta ndryshoni pozicionin”, këshillon Dr. Claudia Chaloner nga kompania amerikane “Movement Rx”, e specializuar për Wellness dhe terapi fizike.

Dr. Chaaloner paralajmëron se pozicioni W mund të shpie në probleme ortopedike të nyjeve.

“Kjo gjë nuk është e keqe vetëm për ijet, gjunjët dhe kyçet e këmbëve, por gjithashtu e ngadalëson zhvillimin e muskujve përgjegjës për mbajtjen e trupit dhe stabilitetin themelor, gjë që është e rëndësishme, sidomos kur, si të rriturit kemi nevojë të ngrejmë ndonjë ngarkesë ose duam të merremi me ndonjë sport”, sqaron mjekja, dhe shton se në këtë mënyrë vjen deri te zhvillimi i ngadalësuar i motorikës, koordinimit dhe ekuilibrit.

Në vend që t’i kritikoni fëmijët kur ulen në këtë pozitë, Dr Chaloner rekomandon që t’i lavdëroni ato kur ulen në pozicionin e duhur.