Trajneri personal Jillian Michaels, i njohur për versionin amerikan të shfaqjes “Jeta në peshore”, i din fjalët e personave dembel. Ai pretendon se njerëzit duhet vetë të kuptojnë se sporti u nevojitet për shëndetin e tyre. Ndër arsyet më të zakonshme janë: kohë jo e mjaftueshme, problemet financiare, dashuria e tepruar ndaj ushqimeve jo të shëndetshme, mungesa e motivimit, lodhja…
Trajnimi më i mirë është ai që mund të bëni rregullisht
Nëse filloni të stërviteni prej ditës së hënë, ekziston shans më i madh që ju të vazhdoni të stërviteni gjatë gjithë javës. “Ka diçka të veçantë në stërvitjen e ditës së hënës, e cila ju inkurajon të vazhdoni në rrugën e duhur”, thotë shkrimtarja Gretchen Rubin. “Kur të hyni në rutinë, është shumë më e vështirë të ndaloni zinxhirin dhe të ndaloni stërvitjen”, shton Rubini, e cila inspiron mijëra njerëz me thënie motivuese.
Të gjithë e njohim depresionin në fillim të javës, kur duhet që të ktheheni në punë pasi keni pushuar në fundjavë, mirëpo stërvitja mund t’ju ndihmojë rreth kësaj. Gjatë stërvitjes tajitet hormoni i ashtuquajtur i lumturisë, gjithashtu rrit edhe vetëbesimin, shkruan dailyburn.com
Nëse keni probleme me gjumin, stërvitja mund t’ju ndihmojë edhe mbi këtë. Njerëzit të cilët ushtrojnë rregullisht flen më mirë. Përveç kësaj, ju do të përmirësoni përqendrimin dhe kujtesën dhe do të jeni më efikas në punë.
Jillian Michaels i këshillon fillestarët të bëjnë plan për trajnimi dhe ushqimin, të cilit do t’i përmbahen. Ajo gjithashtu thekson se nuk është patjetër që të shkoni në palestër dhe të ushtroni çdo ditë për orë të tëra, por 30 deri 40 minuta disa herë brenda javës do të thonë shumë për trupin tuaj. Michaels ju këshillon që të filloni me diçka që nuk është e vështirë, si ecja, yoga ose pilates dhe shton se stërvitja më e mirë është ajo e cila mund të bëhet rregullisht.
Përveç kësaj, tregojuni miqve dhe familjes suaj se do të filloni të stërviteni ose do se të kyçeni në një grup stërvitës. Do të keni nevojë për mbështetje, durim dhe guxim. Jini të miri ndaj vetes dhe mos u dorëzoni.