Një studim i kohëve të fundit ka treguar edhe për një tjetër rrezik faktor të sëmundjeve kardiovaskulare. Domethënë, mungesa e gjumit ose gjumi me cilësi të dobët rrit rrezikun e aterosklerozës – sëmundje kronike e arterieve e karakterizuar nga akumulimi i depozitave yndyrore në muret e arterieve. Këto depozita mund të çojnë në dëmtimin e mureve të arterieve, si dhe në ngushtimin e tyre, madje edhe në bllokimin e arterieve, ndërsa këto pasoja mund të jenë shkak i sulmit në zemër dhe në tru.
Rezultatet e studimit i cili përfshiu 3 974 zyrtarë bankar nga Spanja, treguan se njerëzit që flenë më pak se 6 orë gjatë natës, kanë një rrezik prej 27% më të madh ndaj aterosklerozës sesa ata që flenë 7 deri në 8 orë. Personat të cilët shpesh zgjohen gjatë natës ose nuk flejnë rehat, gjithashtu kanë një rrezik të rritur kardiovaskular, domethënë rrezik më i madh për 34% ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.
Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se pjesëmarrësit që kishin fjetur më pak apo kishin fjetur më keq, kishin më shumë gjasa të konsumonin alkool dhe pije që përmbajnë kafeinë.