Një nga kompanitë kryesore farmaceutike ka ndaluar testimin për vaksinën kundër COVID-19 pas shfaqjes së “sëmundjes së pashpjegueshme në një nga pjesëmarrësit”, theksuan nga kompania.
Kompania po zhvillon vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, i cili filloi fazën e vonshme të testimit javën e kaluar. Vaksina u konsiderua si një nga kandidatët kryesorë globalë kundër koronavirusit të ri.
Sipas portalit të lajmeve mjekësore Stat News, është vërejtur efekt serioz anësor në një nga pjesëmarrësit në studimin britanik.
Kompania vullnetarisht ndaloi testimin e vaksinës së Oksfordit për të rishikuar të dhënat e sigurisë dhe për të hetuar, duke e quajtur atë veprim rutinë në një hulumtim të tillë.
“Në studime të mëdha, sëmundjet mund të ndodhin rastësisht, por duhet të konsiderohen në mënyrë të pavarur për t’u kontrolluar me kujdes”, thanë shkencëtarët.
Cila është natyra e sëmundjes dhe si lindi ajo nuk është njoftuar, por mjekët thonë se pjesëmarrësi i sëmurë gjatë studimit pritet të shërohet.