Ndihma e parë ndaj djegieve: Për të qetësuar dhimbjet përdorni feta domateje dhe uthull

Uthulla vepron si antiseptik ndaj djegieve të lehta dhe ndihmon në parandalimin e infeksioneve. Mbani në mend, këshillat në vazhdim vlejn për lëndimet e lehta dhe skuqjet. Nëse bëhet fjalë për djegie më të mëdha, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore!

A jeni djegur ndonjëherë duke prekur tiganin? Apo jeni djegur me vaj të nxehtë? Shenjat që shfaqen pas kësaj janë djegie të shkallës së dytë. Por, besoni ose jo, acidi i domates është i shkëlqyer për lehtesimin e dhimbjeve. Veç kësaj domatet kanë edhe përparësi tjera shtesë: qetëson dhe freskon. Në vazhdimësi do të gjeni edhe disa ilaç tjera shtëpiake që mund t’ju ndihmojnë me djegien.

Acidi i domates është i shkëlqyer për lehtesimin e dhimbjeve

Mjalti

Mjalti prej kohësh ka qenë një ilaç popullor për dezinfektimin e plagëve dhe trajtimin e djegieve të vogla. Kur të aplikohet në zonën e prekur, mjalti e tërheq lëngun nga indi, duke pastruar kështu në mënyrë efektive plagën. Fillimisht mjaltin mund ta aplikoni në gazë dhe pastaj në plagë. Gazën ndryshojeni tre deri katër herë në ditë.

Kripa

Djegiet në gojë mund të lehtësohen me shpëlarje me ujë të kripur, çdo orë. Përzieni gjysmë lugë kafeje me kripë dhe 250 ml ujë i ngrohtë.

Uthulla

Uthulla vepron si antiseptik ndaj djegieve të lehta dhe ndihmon në parandalimin e infeksioneve. Uthullën treteni me një sasi uji dhe me të shpërlajeni vendin e djegur.

Qeset e çajit

Acidi tanik i cili gjendet në çajin e zi ndihmon në largimin e nxehtësisë nga djegiet. Vendosni dy ose tre qese të çajit të zi në ujë të ftohtë, ndërsa çajin e fituar aplikojeni më një leckë të butë ose peshqir. Prekeni lehtë vendin e djegur. Metoda e dytë është: vendosni dy deri tre qese çaji të njomura në vendin e djegur dhe mbështjelleni me gazë.