Shtimi në peshë i fëmijëve nuk është vetëm një problem estetik. Studimet tregojnë se fëmijët me peshë trupore me të madhe, kur të rriten do të jenë më të pasigurtë dhe emocionalisht të papjekur, me vetëbesim të ulët. Përveç kësaj, obeziteti rrit rrezikun e sëmundjeve si, sulmin në zemër dhe sëmundjet e qarkullimit të gjakut.
Vendosni qëllime realiste dhe mos prisni që fëmija të humbasë peshë për një javë. Tregoni ushtrime, dërgojeni për shëtitje, ngisni së bashku biçikletën dhe nxiteni që të ushtrojë. Regjistrojeni në sport që ai zgjedh.
Gjatë ditës, jepni tre vakte kryesore dhe dy meze të lehta. Inkurajojeni që të hajë fruta dhe perime të freskëta, lëngjet zëvendësoni me ujë dhe bukën e bardhë me të zezë. Për meze në vend të patateve të skuqura dhe kroasanëve, jepni bajame, lajthi, arra ose fruta të thata.
Mos harroni, ju jeni modeli i fëmijës suaj, si silleni dhe ushqeheni ashtu do të dojë edhe ai. Asnjëherë mos i injoroni ushqimet familjare, pasi që është provuar se ato kanë ndikim në uljen e rrezikut të trashjes tek fëmijët.
Nëse nuk mund të luftoni trashjen, ndërsa fëmija në vend që të humbas peshës vazhdon të shtoj në peshë, konsultohuni me pediatrin.