“Shumicën e rrobave që kam janë shumë të mëdha, por unë jam më e lumtur tani,” zbuloi ajo dhe i dha masat e sakta të përbërësve të nevojshëm për recetën.
- 240 ml ujë i vluar;
- 1 lugë gjelle lëng molle;
- 1 lugë spec djegës i grimcuar;
- lëngu i një limoni dhe lëkura e një limoni.
Mënyra e përgatitjes: Qëroni limonin dhe hidheni ujin e vluar përmes lëvozhgës. Pas 10 minutave, shtoni lëngun e limonit, lëngun e mollës dhe specin e grirë. Përzijen mirë para çdo gllënjke. Pini nga një gotë pas çdo vakti.
Si ndikon pija?
Është e njohur dhe e vërtetuar shkencërisht se speci djegës e përshpejton metabolizmin dhe në këtë mënyrë e stimulon djegien e yndyrnave në trup. Për shkak të kapsaicinit që përmban, speci djegës stimulon sistemin nervor që të ngroh trupin, çka ndikon në procesin e djegies së kalorive.
Polikosanoli i lëvozhgës së limonit ndihmon në djegien e yndyrës, vetitë e lëngut të limonit mbi metabolizmin janë të njohura, ndërsa lëngu i mollës ndihmon në shpërbërjen e yndyrave në trup.