Uthulla e mollës është një nga produktet më të dobishme kur bëhet fjalë për shërimin dhe natyralen. Ajo fitohet nga fermentimi i mollëve, është e pasur me pektin dhe është i mrekullueshëm për pastrimin e gojës dhe fytit. I vret bakteret, njollat e dhëmbëve dhe e pastron gurin e dhëmbëve. Konsiderohet edhe si një nga përbërësit më të fuqishëm dhe më efektivë për zbardhjen e dhëmbëve.
Uthulla e mollës e ruan vlerën Ph të gojës dhe e përmirëson gjendjen gjatë sëmundjeve të mishit të dhëmbëve.
Ajo çka është më e rëndësishme për uthullën e mollës është, se kur përdoret për higjienë orale uthulla e mollës detyrimisht duhet të hollohet.
Vendosni një lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë (250 ml) dhe përzijeni. Çdo mëngjes para se të lani dhëmbët, përzieni tretjen me uthullën e mollës dhe me të pastrojini dhëmbët me brushë. Pas kësaj lani dhëmbët me pastën e zakonshme të dhëmbëve që e përdorni.
Këshillë: Bëni kujdes që të mos bëni një tretje më të fortë sesa kjo e përshkruara, pasiqë në atë mënyrë do të dëmtoni dhëmbët tuaj.