Tre në dhjetë britanikë janë penduar pasi morën pjesë në lindjen e grave të tyre, tregoi hulumtimi i fundit. Konkretisht, më shumë se gjysma e burrave thanë se dëshironin që t’u jepnin mbështetje grave, por 47 përqind thanë se nuk ishin plotësisht të përgatitur për rolin e babait.
Vetëm një në dhjetë burra tha se u ndie i dobishëm gjatë kohës së lindjes, ndërsa të tjerët e përshkruajtën veten si “të padobishëm”, “nervoz”, “të mbytur nga emocionet”, “pjesë rezervë”.
Më shumë se 48 përqind e burrave pranuan se bënin gjëra të gabuar, si: përkdhelja e shpinës së bashkëshortes, gjë e cila nuk e kënaqte në atë moment, ndërsa 34 përqind thanë se qajtën.
Veçanërisht, interesant është shembulli i një burri i cili vuri përparësën dhe dorashkat dhe u fotografua me gruan e tij, pastaj publikoi foton në rrjetet sociale.
Një e treta e grave ishin të shqetësuara për bashkëshortët e tyre – se si sillen gjatë lindjes, nëse e kanë bezdi dhe nëse dëshirojnë të jenë të pranishëm, shkruan “Independent”.
Gjërat më të zakonshme që i bëjnë meshkujt në sallën e lindjes:
- Qajnë
- Bëjnë pyetje rreth paisjeve mjekësore
- Flejnë
- Përvidhen që të blejnë diçka për të ngrënë
- Përdorin rrjetet sociale
- I bezdisin mjekët dhe infermierët
- I këshillojnë mjekët dhe infermierët
- U bëjnë pyetje të pakuptimta stafit mjekësor
- I fotografojnë gratë e tyre
- Luajnë me pajisjet mjekësore, përfshirë edhe fryrjen e dorashkave
- Bëjnë shaka jo të hijshme
- Bëjnë selfie
- Bashkëshortes i thonë se gjithçka “duket e lehtë”
- Vendosin ndëgjueset te veshët
- Shikojnë filma
- Vizatojnë
- Ankohen se e kanë bezdi