Nervoza është më e theksuar ditën e hënën

Një e katërta e të anketuarve pranuan se ishin acaruar kur, pasi që ishin kthyer në punë vinin re se dikush tjetër e përdorte tavolinën e tyre të punës, madje po aq punonjës acaroheshin për faktin se shefi asnjëherë nuk i lavdëronte për mundin që ata jepnin në punë.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se nervozizmi te punonjësit më i theksuar është gjatë ditës së hënë, për shkak se askush nuk pranon faktin se fundjava ka përfunduar.

Gjatë orarit të punës, 51% e punonjësve çdo ditë janë nervozë, edhe atë mesatarisht dy herë në ditë. Hulumtimi në Britaninë e Madhe ka treguar se nervozizmi më i theksuar është gjatë ditës së hënë, për shkak se punonjësit “refuzojnë” të pranojnë faktin se fundjava ka përfunduar.

Një e katërta e të anketuarve pranuan se ishin acaruar kur, pasi që ishin kthyer në punë vinin re se dikush tjetër e përdorte tavolinën e tyre të punës, madje numri i njejtë i punonjësve acaroheshin për faktin se shefi asnjëherë nuk i lavdëronte për mundin që ata jepnin në punë.

Ato gjithashtu ishin acaruar për shkak të thashethemeve të kolegëve, si dhe për shkak të jo punëtorëve, të cilët shfrytëzonin pauza tepër të gjata për një cigare ose rrinin vazhdimisht në rrjetet sociale.

Një e treta e të anketuarve thanë se më acarues ishin kolegët e tyre, ndërsa 20% e të anketurve e konsideronin shefin si “pengesë” kryesore. Një e katërta e të anketuarve theksuan se kompjuterët, telefonat dhe klima janë shkaktarët kryesor që ndikojnë në disponimin gjatë orarit të punës.