Profesionistët pretendojnë se era mund të ndihmojë në diagnostikimin e sëmundjeve. Aromat e ndryshme u referohen sëmundjeve të ndryshme, ndërsa mjekët shpresojnë se diagnstifikimi i sëmundjeve me ndihmën e aromës do të përparojë, kështu që jo vetëm që do të shpëtohen shumë jetë, por edhe njerëzit e shëndetshëm do të ekspozohen më pak ndaj rrezatimeve të dëmshme.
Era e gojës së një personi me diabet i ngjan acetonit, por nëse aroma ju kujton peshkun e freskët, atëherë kjo tregon për sëmundje të mëlçisë. Studiuesit shpjegojnë se infeksioni i fshikëzës rezulton me atë që urina mban erë amoniaku. Për shkak të skizofrenisë, djersës së njeriut do t’i vjen era uthëll, ndërsa tifusi do ta bëjë që lëkura të mbaj erë bukë të pjekur. Për shkak të etheve të verdha, lëkura do të mbaj erë mishtoreje, ndërsa infeksioni i nyjeve limfatike do të mbaj erë të birrës së ndenjur.
Sipas fjalëve të Dr. George Preti, shumë pacientë e ndienin erën e kancerit, diçka, sipas thashethemeve, i asocionte ato me kalbjen. Dr. Preti beson se pikërisht ky zbulim mund të shpie në mënyra të reja për diagnostikim të hershëm të kancerit. Ai është veçanërisht i interesuar për zbulimin e kancerit ovarian, i cili zakonisht zbulohet në një fazë të vonshme. Ai thotë se trupi prodhon kimikate si rezultat i metabolizmit normal, por qelizat kancerogjene ndikojnë në metabolizmin në mënyrë që trupi të fillojë të prodhojë kimikate të ndryshme, prandaj vjen edhe erë tjetër.
Këto aroma zakonisht janë shumë të dobëta që njerëzit të mund t’i ndiejnë ato, prandaj tashmë trajnohen kafshët që të mund të diagnostikojnë diabetin dhe kancerin. Dr. Preti pretendon se qentë e trajnuar mund ta diagnostikojnë sëmundjen me saktësi prej 90%, por gjithashtu shpresojnë se ata do ta ndihmojnë atë të zbulojë “nënshkrimin” e vetëm të kancerit, ndërsa atëherë do të mund të programohej “hunda elektrike” për zbulimin e këtyre sëmundjeve.