Ngërçe të muskujve, dekoncentrim, marramendje: Ja pse janë të rëndësishme elektrolitët

Elektrolitet kujdesen për vlerën e pH së gjakut, e rregullojnë ekuilibrin e lëngjeve dhe e mirëmbajnë funksionin e nervave dhe muskujve.

Substancat të cilat me shpërbërjen e lëngjeve shëndrohen në jone pozitive dhe negative quhen elektrolite dhe ndahen në kalium, magnez, fosfat, natrium, kalcium dhe klor. Mungesa e tyre identifikohet nga simptomat e mëposhtme:

Humbja e vetëdijes

Ngërçe të muskujve

Dekoncentrim

Probleme me tretjen

Irritim

Marramendje

Probleme me frymëmarrjen

Çrregullime të sistemit nervor

Elektrolitet kujdesen për vlerën e pH së gjakut, e rregullojnë ekuilibrin e lëngjeve dhe e mirëmbajnë funksionin e nervave dhe muskujve. Ato janë të rëndësishme për reaksionet enzimatike, masën e eshtrave, tensionin e gjakut, ekuilibrin hormonal, përdorshmërin e glukozës, funksionin gastrointestinal dhe rigjenerimin dhe rritjen e indeve.

Çdo elektrolit ka funksion të veçantë në trup, ndërsa sasia kontrollohet nga testet e urinës dhe gjakut dhe matja e funksionit të veshkave. Nivelet e elektroliteve i rregullojnë gjëndrat mbiveshkore dhe hormonet e veshkave. 

Kaliumi

Kaliumi është kation kryesor intracellular, i cili është i nevojshëm për funksionin e veshkave, zemrës dhe muskujve. Ndihmon në rregullimin e pH të urinës dhe gjakut, stimulon detoksifikimin, e zbut ngurtësinë e nyjeve, rregullon tensionin e gjakut, merr pjesë në shfrytëzimin dhe shpërbërjen e karbohidrateve, e lehtëson kokëdhimbjen. Kaliumi gjendet tek bananet, kajsitë, domatete, avokado, portokall, fasulet e bardha dhe spinaqi.

Marramendja është simptomë e mundshme e mungesës së elektroliteve në trup

Magnezi

Magnezi luan rol të rëndësishëm në pastrimin e trupit. Magnezi kujdeset për funksionimin e nervave dhe muskujve, ekuilibrimin e lëngjeve të trupit, mbron zemrën, ruan shëndetin e dhëmbëve dhe eshtrave, e përforcon imunitetin dhe e rregullon sheqerin në gjak. Burime të magnezit janë: arrat, bishtajoret, çaji, rrushi i thatë, karrotat, dirithërat, perimet me gjethe jeshile, kakaoja, bananet dhe majdanozi.

Klori

Klori e mirëmban pH e lëngjeve të trupit, e balancon dhe e rregullon tretjen, e ruan shëndetin e nervave dhe muskujve, ndërsa gjendet edhe tek kripa.