A mund të imagjinoni Pashkët pa vezët e pashkëve? Përgjigja është jo, aq më tepër që më të vegjëlit i gëzohen shumë. Edhe sivjet ne ju sjellim ide se si të nxisni kreativitetin tek fëmijët për të dekoruar vezët e Pashkëve. Gjyshet tona shumë kohë më parë i ngjyrosnin vezët në mënyrë natyrale. Por prindërit po i kthehen gjithnjë e më shumë traditës dhe po shijojnë dekorimin e vezëve të Pashkëve me fëmijët e tyre në disa mënyra të modës së vjetër. Këtu kemi dy të tilla dhe më e rëndësishmja – të gjitha ngjyrat janë me origjinë natyrale, kështu që ju mundeni pa frik fare tua shërbeni fëmijëve për mëngjesin e Pashkëve.
NGJYRË NGA FRUTAT DHE PERIMET APO NGA ERËZAT
Hidhni një litër ujë në tenxhere, shtoni një lugë uthull, frutat, perimet apo erëzat e dëshiruara dhe ziejini së bashku me vezët. Intensiteti i ngjyrës do të varet nga kohëzgjatja e gatimit.
- Ngjyra e kaltër e errët – boronica
- Ngjyra vjollce – vera e kuqe
- Ngjyra rozë – panxhari
- Ngjyra jeshile – majdanoz, spinaq
- Ngjyra e verdhë – shafran i Indisë
- Ngjyra kafe – kafe e zezë
VEZË TË ZIERA ME QEPË
Në sipërfaqe me bar, gjeni gjethe me formë interesante, për shembull një tërrfojë” (detelinë). Mblidhni ato pasi do t’ju duhen për dekorim. Nëse keni najlon të vjetër, përdorni ato për dekorim.
Përdorni geta të vjetra për të ngjitur gjethen në vezë:
Prisni në copa, vendoseni gjethen sipër vezës, mbështjellni me foli alumini dhe lidheni fort. Hidhni në një tenxhere 2 grushte lëkurë të qepës së kuqe, mbushni me ujë dhe fusni vezët. I gatuani për 15 minuta ose më shumë. Domethënë, intensiteti i ngjyrës varet nga kohëzgjatja e gatimit.
Përktheu dhe përshtati:S.N