Ngurtësimi i duarve dhe këmbëve mund të shkaktojë problem serioz shëndetësor, ja si të kujdeseni

Shputat, shuplakat, krahët dhe këmbët janë pjesë të trupit që shpesh "bien në gjumë", veçanërisht gjatë natës kur jemi në pozicion të shtrirë ose kur flejmë.

Ngurtësimi, ndjesi shpimi gjilpërash, “dorë e vdekur”, mos ndjeshmëria e shputave… si të doni emërtojeni, kjo ndjesi është e njohur për të gjithë. Shputat, shuplakat, krahët dhe këmbët janë pjesë të trupit që shpesh “bien në gjumë”, veçanërisht gjatë natës kur jemi në pozicion të shtrirë ose kur flejmë. Por pse na ndodh kjo?

Kjo ndjesi e çuditshme në fakt është një reagim krejtësisht normal i trupit, theksojnë ekspertët. Kjo do të thotë se nervat u sugjerojnë të ndryshoni pozicionin e parehatshëm.


“Presioni i ekspozon nervat në stres”, thekson neurologia Catherine Han nga Charite Hospital University në Berlin. Nëse jeni të shëndetshëm, ngurtësia nuk duhet që të ju shqetësojë. Përkundrazi, është një shenjë që tregon se funksionet e juaja jetësore janë në rregull, shton ajo.


Ngurtësimi gjithashtu ka rol parandalues, pasiqë ju përkujton që të ktheheni në pozicion më të rehatshëm.


“Nëse nervat nuk e dërgojnë këtë sinjal, mund të ndodhin dëmtime të përhershme”, thotë Dr. Han.


Nëse ndieni ndjesi shpimi gjilpërash, thjesht “zgjojeni” krahun ose këmbën duke marrë një pozitë më të rehatshme. Nuk është e nevojshme që t’i shkundni ato, kthimi në pozicionin normal është i mjaftueshëm.

“Nëse nervi humb përkohësisht ndjesinë, mos u shqetësoni. Ndjesia në krah ose këmbë do të kthehet shumë shpejt, zakonisht brenda pak minutash”, shton ajo.

Megjithatë, nëse nuk kthehet edhe pas disa orëve, kërkoni ndihmë mjekësore. Duhet të vizitoheni te mjek megjithëse nëse nuk ka ndonjë arsye të dukshëm të ngurtësimit ose ndjesi shpimi gjilpërash të gjymtyrëve, paralajmërojnë ekspertët.