Një gotë ujë para se të fleni gjumë, do t’ju bëjë më të lumtur

Studimi i zhvilluar vitin e kaluar tregoi se, mungesa e ujit në trup çon në depresion, por gjithashtu mund të kontribuojë edhe në çrregullimin e gjumit.

Uji është lëng i cili është mjaft i rëndësishëm për shëndetin dhe gjendjen e tërë organizmit, por shumë njerëz e mospërfillin dhe e nënvlerësojnë hidratimin e rregullt. Specialistët e ushqimit dhe mjekët, rekomandojnë që të pihen rreth dy litra ujë në ditë, duke shtuar se është mjaft e dobishme që të pini një gotë ujë para se të shkoni për të fjetur.

Studimi i zhvilluar vitin e kaluar tregoi se, mungesa e ujit në trup çon në depresion, por gjithashtu mund të kontribuojë edhe në çrregullimin e gjumit. Ky studim tregoi se konsumi i ujit para gjumit ndikon në gjendjen shpirtërore, domethënë njerëzit që rregullisht pinë ujë janë më të lumtur, më të kënaqur dhe më të qetë.

 

Një gotë me ujë të ftohtë para se të fleni stimulon tretjen dhe detoksifikimin e organizmit. Uji i ngrohtë stimulon qarkullimin, ndihmon në humbjen e peshës dhe kontribuon në nxjerrjen e toksinave përmes djersitjes.

 

Uji para se të flejmë siguron hidratim të mjaftueshëm, por gjithashtu i redukton dhimbjet në muskuj dhe lukth. Në ujë mund të shtohen disa pika limoni, gjë që do të pasuroj shijen dhe do të ofroj një sasi të caktuar të vitaminës C në trup.