Një hulumtim i zhvilluar kohëve të fundit në Royal College në Londër, ku u shqyrtuan 545 gra shtatzëna, treguan se një në katër gra vuanin nga ndonjë sëmundje mendore gjatë shtatzënisë.
Grave shtatëzëna iu parashtruan pyetjeve gjatë kohës së ekzaminimeve, ndërsa u pyetën edhe për gjendjen e tyre shpirtërore, si dhe ju dhanë që të përfundonin 10 fjali rreth gjendjes së tyre mendore. Është treguar se një në katër gra përballen me ndonjë sëmundje mendore ose çrregullim gjatë shtatëzanisë.
Njëmbëdhjetë për qind prej tyre ishin në depresion, 15% ishin në ankth, 2% kishin çrregullim të të ushqyerit, ndërsa 2% e grave shtatzëna vuanin nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv. Shumë prej tyre kishin edhe kombinim të disa sëmundjeve mendore.
Shkencëtarët besojnë se deri më tani këto sëmundje tek gratë shtatzëna kanë kaluar pa u vënë re, për shkak të besimit të përgjithshëm se gratë ndjehen mrekullueshë dhe plot me jetë derisa presin lindjen e fëmijës së tyre.
“Shtatzënia është periudhë e shumë ndryshimeve”, thotë psikologia Dr. Camilla Rosan nga Organizata e shëndetit mendor. “Gratë gjatë shtatzanisë pyesin veten për identitetin e tyre, se çfarë nëne do të jetë, por nganjëherë shfaqen edhe trauma nga vetë fëmijëria e tyre. Këto janë shkaktarët potencial të shfaqjes së sëmundjeve mendore”, shton psikologia.
Sëmundjet mendore tek gratë shtatzëna mund të ndikojnë në zhvillimin e fëmijës, kështu që është e nevojshme që të njihen në kohë dhe femrave të ju jepet ndihma adekuate, me qëllim që të mos vuajnë në heshtje dhe të mos të jetë nën presion gjatë shtatzanisë.