Nuk do të besoni sa shpesh duhet ta ndryshoni sungjerin e kuzhinës

Me siguri e dini se kuzhina është një nga vendet më të papastra të shtëpisë dhe shkak për këtë nuk është vetëm fakti se aty përgatitet ushqimi, por edhe sepse aty ka kosh plehrash, si dhe lavaman.

Lavamani është vendi kryesor ku zhvillohen bakteret për shkak të mbetjeve të ushqimit dhe lagështisë, ndërsa gjëja më e rrezikshme në kuzhinë është sungjeri i enëve. Por a e dini se me larjen e enëve me sungjer, ju vetëm i përkeqësoni gjërat?

Hulumtimi më i fundit, i botuar në revistën Scientific Reports, thotë se sungjerët e kuzhinës janë shtëpi e dhjetra mikroorganizmave bakteriale.

Pastrimi i vetë sfungjerit nuk ndihmon, por e përkeqëson punën edhe më shumë. Në studim, shkencëtarët zbuluan se, pastrimi i sungjerit nuk është i mjaftueshëm, as nuk është një metodë efektive për zvogëlimin e numrit të baktereve, por madje mund që t’i shtoj ato.

Shkencëtarët thonë se zgjidhje për këtë është ndryshimi i sfungjerit të kuzhinës një herë në javë.

Problemi është edhe më i madh, pasiqë sungjeri nuk përdoret vetëm për larjen e enëve, por edhe për pastrimin e sipërfaqeve të kuzhinës dhe shumë gjërave të tjera që e bëjnë atë bartësin ideal të baktereve në të gjithë kuzhinën.