
Mesatarisht, truri ynë peshon 1 500 gr (është vërejtur dallim prej 1 200 deri në 3 000 gr), me një vëllim mesatar prej 600 cm³ dhe një sipërfaqe prej 2 500 cm². Mirëpo, truri i meshkujve mesatarisht peshon 1 450 gr, ndërsa i femrave 1 300 gr, gjë që lidhet me peshën mesatare trupore të mashkullit, gjegjësisht, femrës.
Truri është proporcional me peshën e trupit, prandaj zakonisht truri tek gratë është më i vogël sesa tek burrat. Pesha e trurit nuk ka të bëjë aspak me funksionimin e tij. Sa i përket diferencave të tjera, deri më tani përmes studimeve është provuar se, gratë e kanë më të zhvilluara pjesën e trurit e cila është përgjegjëse për të folurit dhe të shkruarit, ndërsa tek burrat se si të gjenden nëpër hapësira të ndryshme.