Nutricionisti zbulon se cilat vitamina ju ndihmojnë nëse djersiteni tepër

Sugjerimi i parë është vitamina B, e cila redukton stresin, i cili shkakton djersitje të tepërt. Përdorni magnez për të kompensuar elektrolitet e humbura, për të zvogëluar futjen e alkoolit dhe kafeinës, si dhe hani ushqime të lehta.

Djersitja e tepërt është sekrecion i djersës në sasi më të mëdha se sa që është e nevojshme për t’i lejuar trupit që të ftohet. Djersitja e tepërt zakonisht është më e theksuar në shuplaka, këmbë dhe nën sqetull. Përveç rëndesës së aktiviteteve normale, djersitjen e tepërt mund ta shkaktojë edhe ankthi social ose turpi.

Djersitja është proces gjatë të cilit trupi ftohet dhe e mban temperaturën normale të trupit, ndërsa temperatura normale e trupit është nën 37 °C. Përmes djersitjes nga trupi lirohen toksinat dhe substancat e panevojshme.

Djersitja shfaqet si rezultat i faktorëve të jashtëm siç është nxehtësia, aktivitetet e ndryshme që përfshijnë shumë lëvizje, nervozizëm, obezitet dhe të ngjajshme.

Djersitja mund të jetë edhe si rezultat i ekzistencës së ndonjë infeksioni në trup, ose gjendje siç është shtatzania ose menopauza, ose si rezultat i niveleve të rritura të hormoneve. Djersitja e vazhdueshme mund të shfaqet edhe si rezultat i aktivitetit të tepruar të gjëndrës tiroide.

Djersitja, sidomos në verë, është fenomen i pashmangshëm, i cili tek disa është më i theksuar, ndërsa tek disa më pak. Bëhet fjalë për proces të nevojshëm për “ftohjen” e trupit, por ekzistojnë gjëra të cilat mund t’ju ndihmojnë që ta zvogëloni atë.

Djersitja është proces gjatë të cilit trupi ftohet dhe e mban temperaturën normale të trupit

Nutricionisti Rick Hay zbulon se cilat vitamina janë të mira në rast të djersitjes së tepërt.

Sugjerimi i parë është vitamina B, e cila redukton stresin, i cili shkakton djersitje të tepërt. Përdorni magnez për të kompensuar elektrolitet e humbura, për të zvogëluar futjen e alkoolit dhe kafeinës, si dhe hani ushqime të lehta. Frutat e tillë si shalqiri ose rrushi përmbajnë mjaftueshëm lëngje dhe treten lehtë.

Mineralet janë komponentët kryesorë të sistemit tonë nervor, kështu që nëse elektrolitet si natriumi dhe kalciumi nuk rimbursohen, nervat e humbin aftësinë për të hapur dhe mbyllur poret, kështu që do të djersiteni vazhdimisht. Nëse jeni nën stres për shkak të të gjitha situatave që i kaloni brenda ditës, problemi bëhet edhe më i madh.

Shkaqet mjekësore të djersitjes së tepërt:

  • endokarditi,
  • ethei,
  • çrregullimi i ankthit,
  • probleme të zemrës,
  • hipertiroidizmi (gjëndra tiroide tëpër aktive),
  • leukemia,
  • barnat si beta-bllokuesit dhe disa antidepresantë,
  • menopauza,
  • stresi,
  • tuberkuloza.