Nëse orari i punës fillon në orën 10 të mëngjesit, atëherë njerëzit do të jenë më të shëndetshëm. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët nga Universiteti i Pensilvanisë.
Ata zhvilluan një studim në 120 000 persona. Rezultatet treguan se për çdo orë pune, njerëzit flenë mesatarisht 20 minuta më shumë, për të qenë produktiv dhe të lumtur.
Duke pasur parasysh faktin se mungesa e gjumit është problem gjithnjë e më i zakonshëm, shkencëtarët argumentojnë se orari i tillë i punës është mjaftë i rekomanduar.
“Orari i punës është hajduti më i madh i gjumit. Njerëzit që duhet të fillojnë punën herët në mëngjes nuk janë aq produktiv, pasiqë nuk kanë fjetur mjaftueshëm gjatë “, shpjegon autori i hulumtimit, Dr. Matthias Basner.