Këto janë sinjalet që kërkojnë reagim.
- Probleme me gjumin, nervozizëm, ngërçe të këmbëve
Nëse ju mundojnë këto probleme, duhet të konsumoni më shumë ushqime të pasura me magnez dhe kalium, siç janë farat e lirit, fara luledielli, bajamet, spinaqi, lakra jeshile, panxhari, kumbullat dhe kajsitë.
2. Dëshira e shtuar për ushqime të kripura
Paralajmëron për infeksion ose inflamacion diku në trup, sidomos nëse bëhet fjalë për inflamacion të traktit urogjenital.
3. Lëkurë e thatë
Lëkurës tuaj i nevojitet më shumë vitaminë E, kështu që duhet të rrisni marrjen e vajit vegjetal, peshk të yndyrshëm dhe fruta të thata.
4. Dëshira e tepruar për ëmbëlsira
Kjo mund të jetë shenjë e lodhjes së sistemit nervor dhe shenjë se trupi juaj ka nevojë për më shumë glukozë, për t’u furnizuar me energji. Në momentet kur të ndjeni dëshirë të parezistueshme për ëmbëlsira, hani mjaltë ose çokollatë të zezë, për të shmangur problemet në traktin gastrointestinal.
5. Gjakderdhja e mishit të dhëmbëve
Pini më shumë çaj dhe konsumoni sa më shumë fruta, pasiqë gjakderdhja e mishit të dhëmbëve është shenjë se ju mungon vitamina C. Burimet e pasura të vitaminës C janë hudhra, frutat dhe perimet.
6. Lëkura e thatë në bërryla
Referon për mungesë të vitaminave A dhe C. Konsumoni më shumë portokall, kajsi, karrota dhe kungull.
7. Dëshira e rritur për ushqime deti
Tregon për mungesë të jodit në trup.
8. Dëshira e madhe për ushqime të tharta
Trupi juaj ka nevojë për ushqime që stimulojnë funksionimin e fshikëzës së tëmthit dhe mëlçisë. Shtoni sa më shumë limon dhe boronica të kuqe në ushqimin tuaj.
9. Flokë dhe thonjë të thyeshëm
Tregon për mungesë të vitaminës B dhe kalciumit. Konsumoni më shumë qumësht, patate, bishtajore dhe drithëra me kokrra të plota.
10. Dëshira e shtuar për ushqim të papërpunuar
Nëse shkriheni pas ushqimeve të papërpunuara, kjo mund të tregojë probleme të mëlçisë ose gastritit. Ushqimi i papërpunuara do të lehtësoj ngërçet dhe do të qetësoj stomakun.