Gjaku i njeriut gjithmonë është në ngjyrë të kuqe për shkak të proteinës hemoglobin, e cila përmban enzimë në ngjyrë të kuqe të quajtur “ham”, element kyç për transmetimin e oksigjenit përmes qarkullimit të gjakut. “Ham” përmban atom hekuri i cili e transmeton oksigjenin nga mushkëritë në pjesët tjera të trupit.
Substancat kimike njerëzit i shohin në ngjyrë të caktuar, në varësi të asaj se çfarë valë dritash reflektojnë. Gjaku gjithmonë është i kuq pasiqë hemoglobina, kur është e ngopur me oksigjen, absorbon dritën blu-jeshile, ndërsa në syrin tonë reflekton si e kuqe.
Gjaku është ngjyrë e kuqe e ndritshme kur oksigjeni lidhet me hekurin. Pa oksigjen të lidhur, gjaku është ngjyrë e kuqe e errët.
Ndonjëherë duket se gjaku nën lëkurë, në vena është blu, mbase keni dëgjuar historinë se kjo është për shkak të faktit se nuk përmban oksigjen kur kthehet në mushkëri.
Mjaft e gabuar, pasiqë gjaku i njeriut nuk është asnjëherë i kaltërt. Ngjyra e kaltërt e venave në të vërtetë është një iluzion optik. Sytë e jonë e shohin në mënyrë të tillë pasiqë drita blu nuk depërton aq thellë në ind si ai i kuqi.
Megjithatë, gjaku blu ekziston diku tjetër, në botën e kafshëve, shkruan portali “Science Alert”.
Tek disa lloje të hardhucave gjaku është i kaltër sepse për transportimin e oksigjenit gjaku nuk mbështetet në hemoglobinë, por kimocitinë, pigment ky i cili në vend të oksigjenit përmban bakër, i cili kur ngopet me oksigjen shëndërohet në ngjyrë të kaltërt.
Disa lloje të tjera kanë ngjyrë të gjelbër, ndërsa lloje të tjera madje edhe ngjyrë të purpurtë të gjakut, dhe kjo gjë varet nga molekula e cila e përdorën qarkullimin e gjakut për të transportuar oksigjen.