Pas lindjes së foshnjës, sa duhet të prisni për një shtatzani të re?

Udhëheqësja e hulumtimit Dr. Laura Schummers, rezultatet e të cilit janë botuar në revistën mjekësore JAMA, thotë se rreziqet varen edhe nga mosha e gruas.

Çiftet duhet të presin të paktën një vit pas lindjes së fëmijës, përpara se të vendosin të kenë edhe një fëmijë të dytë, kjo gjë pretendohet nga një studim i ri.

Shtatzënia e përsëritur gjatë vitit të parë të lindjes e rrit rrezikun e lindjes së parakohshme të fëmijës, lindjen e një fëmije të vdekur, e madje edhe vdekjen e nënës, zbulojnë shkencëtarët e Harvardit dhe tregojnë se distanca ndërmjet 12 dhe 18 muajve midis shtatëzanive, është treguar si më e sigurt për nënën dhe fëmijën.

Ekspertët thonë se kjo është veçanërisht e rëndësishme për nënat më në moshë. Udhëheqësja e hulumtimit Dr. Laura Schummers thotë se rreziqet varen nga mosha e gruas dhe për ata më të vjetra se 35 vjeçe, distanca e vogël midis dy shtatëzanive është e rrezikshme sidomos për nënën.

Midis atyre që kanë mbetur shtatzëne, gjashtë muaj pas lindjes së fëmijës së parë, studiuesit zbuluan një rrezik prej 1,2 për qind të vdekjes së nënës ose pasoja serioze të shëndetit. Gratë që kishin pritur për 18 muaj midis shtatëzanive, rrezikun e kishin përgjysëm më të vogël.