Domatet – Lëngu i domateve është i mrekullueshëm për lëkurën. Fërkojeni fytyrën me një copë pambuku të lagur në lëng domatesh. Ndryshimin da ta vini re menjëherë.
Aloe Vera – Është e njohur se aloe vera është e shkëlqyer për trajtimin e djegieve, por shumica nuk e dinë se sa e mirë është ajo për shenjat. Nga kjo bimë, lëkura do të shkëlqejë dhe shenjat do të zhduken plotësisht.
Vaj kokosi – Kujdesi ndaj i lëkurës është një nga gjërat ku vaji i kokosit mund të ndihmojë. Aplikojeni këtë përzierje të mrekullueshme në fytyrën tuaj për një ngjyrë të bukur dhe të veçantë.
Tranguj – Maska e trangujve është e mrekullueshme për largimin e puçrrave nga fytyra. Thjesht priteni në fromë rrethore dhe vendoseni në fytyrë.
Mjalti – Mjalti do të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj. Mjafton vetëm të aplikoni mjaltë të freskët në lëkurë.
Lëng patatesh – Kur mendoni për perimet që përmbajnë lëng, me siguri nuk ju shkon mendja tek patatet, por lëngu i patateve është plot me vitamina dhe i mrekullueshëm për lëkurën.
Fërkojeni lëkurën me sheqer – Masazhoni lëkurën tuaj me sheqer. Sheqeri është i shkëlqyeshëm për piling, do t’i largoj të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës dhe ajo do të jetë e butë dhe me shkëlqim.