Edhe një bisedë dhjetë minutshe me një person, mund të përmirësojë kujtesën dhe inteligjencën, zbuloi hulumtimi i ri amerikan, i cili u krye në Universitetin e Miçiganit.
“Gjatë hulumtimit tonë, po aq efektive u tregua shoqërimi me të tjerët, njejtë si ushtrimet tradicionale mendore për të përmirësuar kujtesën dhe aftësitë intelektuale”, tha Oscar Ibarra, hulumtuesi kryesor dhe psikologu i U-M Instituti për Kërkime Sociale (ISR).
Gjatë analizimit të të dhënave të 3 610 personave të moshës prej 24 deri në 96 vjeç, u vu re marrëdhënia midis nivelit të lartë të ndërveprimit social dhe zhvillimi i funksioneve njohëse.
Izolimi social mund të ketë efekte negative në aftësitë intelektuale, si dhe në stabilitetin emocional të idividit.
Hulumtuesit gjithashtu kryen edhe një test laboratorik për të vlerësuar se si ndërveprimi social dhe ushtrimet intelektuale ndikojnë në kujtesën dhe aftësitë mendore.
“Gjithashtu kemi gjetur se edhe ndërveprimi i shkurtër prej vetëm 10 minutave rrit aftësitë intelektuale, njejtë si përfshirja në, le t’i quajmë ato aktivitete intelektuale”, tha Ibarra.
Sa i përket rezultateve, vizita apo kafja tek mik apo të afërmit mund të jetë e rëndësishme për mprehtësinë e mendjes, si dhe zgjidhja e fjalëkryqeve.
Ibara theksoi se izolimi social mund të ketë efekte negativ në aftësitë intelektuale, si dhe në stabilitetin emocional të një individi.