Dëmshmëria e rrjeteve sociale mbi psikikën njerëzore përfolet gjithnjë e më shumë, por në çdo rast ato janë bërë pjesë e jetës së përditshme. Dallimi këtë herë është se shkencëtarët britanikë shkuan një hap më tej dhe vendosën të kontrollonin se cili rrjet social është më i keq në këtë aspekt.
Studimi përfshiu 1.500 njerëz midis moshës 14 dhe 23 vjeçare, të cilët u testuan për qëndrimin e tyre dhe mënyrat e përdorimit të rrjeteve më të njohura të sociale – Instagram, SnapChat, Twitter, Facebook dhe YouTube dhe ndikimi i tyre në psikologjinë njerëzore.
Rekomandim: Rrjetet sociale të mos përdoren më shumë se dy orë brenda ditës
Hulumtimi tregoi se Instagram kryeson duke ndikuar keq, veçanërisht në mesin e grave të reja. Konkretisht, ky aplikacion i popullarizuar ofron mundësinë për të filtruar të gjitha papërsosmëritë, kështu që përdoruesit kanë përshtypjen se të tjerët çojnë një jetë të përsosur dhe kështu duken. Kjo është arsyeja pse përdoruesit e këtij rrjeti social ndihen të dëshpëruar, të vetmuar dhe të papërmbushur.
I vetmi rrjet social i cili morri komente pozitive ishte YouTube. Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar dhe këshilluar që rrjetet sociale të mos përdoren më shumë se dy orë brenda ditës.