Për të zgjidhur problemin me dhëmbët e ndjeshëm, përdorni kashtat për pije

Injorimi i dhëmbëve të ndjeshëm mund të dëmtoj shëndetin tuaj

Injorimi i dhëmbëve të ndjeshëm mund të dëmtoj shëndetin tuaj. Richard Marquez, stomatolog i shumë njerëzve të famshëm, thotë se ekzistojnë truke të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë të përballoni këtë problem.

Pasta e dhëmbëve

Zgjidhni pastë dhëmbësh që përmban nitrat kaliumi. Përbërësit aktivë i bllokojnë vrimat e vogla në sipërfaqen e dhëmbëve dhe veprojnë si mburojë që do të qetësojë nervat e përflakura.

Përdorni kashtat për pije

Provoni që të pini pothuajse të gjitha pijet me ndihmën e kashtës. Në këtë mënyrë lëngjet nuk do të prekin dhëmbët tuaj dhe kështu do t’i shmangni dëmtimet e mundshme potenciale.

 

Vëzhgoni temperaturën

Shmangni pije të cilat janë shumë të nxehta ose të ftohta. Temperaturat ekstreme e nxisin dhimbjen, prandaj përdorni pije të cilat janë në temperaturë dhome dhe përdorni ujë të vakët derisa lani dhëmbët.

Përdorni ujë për shpëlarjen e gojën

Përveç pastës së dhëmbëve, uji për shpëlarje i largon papastërtitë dhe shtresat bakteriale të dhëmbëve, ndërsa në të njëjtën e kohë freskon frymën. Shmangni produktet që përmbajnë alkool, pasiqë nuk janë të përshtatshme për përdorim të përditshëm.

Shmangni ushqimet e ëmbla dhe të tharta

Shmangni ushqimet e tharta, sidomos uthullën. Përmbajtja e lartë e sheqerit dhe aciditeti në ushqim mund të shkaktojnë erozion dhe dëmtim të dhëmbëve dhe mishrave, shkruan “Harper’s Bazaar”.