Në mjekësinë tradicionale kineze përdoret që 5,000 vjet, ndërsa është e përshkruar edhe në farmakopenë e parë të njohur kineze. Në shekullin e fundit gjithnjë e më shumë përdoret në Evropë dhe SHBA, kryesisht përdoren gjethet si shtojcë në ushqim ose si ilaç bimor.
Gjethet e Ginkgo biloba përmbajnë një numër të madh të komponimeve fitokemike: alkane, lipide, sterole, benzoenoide, karotenoide, fenilpropanoide, karbohidrate, flavonoide dhe terpenoide. Përbërësi kryesorë janë flavonoidet: mono, di dhe triglikozidet dhe esteret e acidit kumarinik, kaempferol dhe quercetin, si dhe ginkgolidet karakteristike A, B, C, J dhe M, dhe laktoni bilobalide.
Në studimet klinike, ginkgo biloba është treguar si mjaft efektiv në përmirësimin e funksioneve kognitive. Në shumicën e studimeve, vërehet përmirësimi i simptomave të insuficiencës cerebrale, e cila fitohet nga veprimi pozitiv i makro dhe mikro qarkullimit. Tek pjesëmarrësit e studimit u vu re përmirësimi i dukshëm në qëndrueshmërinë fizike dhe aftësinë e ecjes pa dhimbje. Nga ana tjetër, ginkgo biloba karakterizohet nga toksiciteti jashtëzakonisht i ulët dhe efektet e dëmshme, në kuadër të mënyrës së përcaktuar të përdorimit.