Në mëngjes menjëherë pas zgjimit, shumicës gjëja e parë që ju vjen në mendje është kafeja. Por, kush mund të thotë se ky zakon është i dëmshëm për shëndetin, vetëm për shkak të një shtojce të vogël.
Për shkak të faktit se shtoni qumësht në kafe, kjo pije mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin tuaj.
Qumështi i lopës është shumë acidik, mund të krijojë sekrecion dhe mukus, ndërsa zakonisht është plot me hormone dhe antibiotikë. Dhe kjo nuk është e gjitha – ai gjithashtu tretet më vështirë.
Nëse dëshironi të shtoni qumësht me origjinë shtazore, më së miri është të vendosni për qumësht dhie ose qumësht deleje, pasiqë toleranca tek ato është shumë më e lartë dhe përpunohet më pak. Më së miri do të ishte të zgjedhnin qumësht me origjinë bimore, si qumështi i kokosit ose qumësht soje.