Masazhi rrit qarkullimin, ndërsa me këtë i mundëson trupit që të pompojë më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese në indet dhe organet vitale. E stimulon qarkullimin e limfomave, sistem natyror mbrojtës i trupit, për të luftuar kundër toksinave. Përmirëson gjendjen e organit më të madh të njeriut – lëkurën.
Masazhi i relakson dhe i zbut muskujt e lënduar ose të inflamuar, ul ngërçet dhe rrit fleksibilitetin e nyjeve. Shkurton kohën e shërimit, ndihmon gjatë përgatitjes për stërvitje të lodhshme dhe eliminon dhimbjet pas stërvitjes.
Masazhi liron endofrin, është ilaç natyral kundër dhimbjeve trupore dhe përdoret gjatë sëmundjeve kronike, lëndimeve dhe shërimin pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Redukton sikletin dhe dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës. Ndihmon dhimbjet e migrenës dhe zvogëlon nevojën për medikamente. Mundëson shtrirjen e muskujve që janë atrofizuar.