Personat e një grupi të caktuar të gjakut, sëmuren shpesh gjatë pushimeve

Rezultatet e hulumtimit u treguan të pafavorshme për të gjithë ata që kanë grupin e gjakut A, pasi që kanë më shumë shanse që të sëmuren gjatë udhëtimeve.

A e dini se pjestarët e një grupi të caktuar të gjakut kanë më shumë gjasa që të sëmuren gjatë udhëtimit?

Ekspertët nga Universiteti i Uashingtonit e kanë hulumtuar pikërisht këtë lidhje, dhe kanë arritur në përfundimin se në të vërtetë ekziston një lidhje e tillë shkak-pasojë.

Përkatësisht, rezultatet e hulumtimit janë treguar jo të favorshme për të gjithë ata që kanë grupën e gjakut A, sepse kanë më shumë gjasa që të sëmuren gjatë udhëtimit ose pushimeve në det.

Hulumtimi tregoi se njerëzit me këtë grup gjaku, veçanërisht në fëmijëri, janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të vështira tëstomakut, sesa njerëzit e grupeve të tjera të gjakut.

Analizat e gjakut treguan se ky problem shkaktohet nga bakteret Escherichia coli, të cilat sulmojnë kur sistemi imunitar është më i dobët. Prandaj shkencëtarët këshillojnë se para se të nisen për pushime ose të udhëtojnë, të forcojnë imunitetin dhe në këtë mënyrë të përpiqen të parandalojnë virusin e stomakut, kështu që nuk do të ju dështojnë pushimet. Gjithashtu, u rekomandohet që t’i kushtojnë vëmendje ushqimit dhe të pinë vetëm ujë në shishe.